Shkëlqim Hajdari largohet nga detyra, jep dorëheqjen Kryeinspektori i Përgjithshëm

Data

Shkelqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, detyrë që e mbante prej vitit 2016, kur u emërua nga Këshilli i Ministrave.

Deri në këto momente nuk janë bërë publike arsyet e largimit të tij nga kjo detyrë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me hapat e mëtejshëm dhe emërimin e pasardhësit.

Hajdari ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, me mbi dy dekada eksperiencë. Ai është njohur gjerësisht për angazhimin e tij si prokuror, ndërsa në vitin 2016 dha dorëheqjen nga posti i Prokurorit të Shkodrës për të marrë më pas detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur institucionet e kontrollit dhe inspektimit janë në fokus të vëmendjes publike, për shkak të reformave dhe zhvillimeve të fundit në drejtësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related