Shkarkimi/ @rmët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)

Data

Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, urdhëroi këshilltarët bashkiakë të Tiranës nga Asambleja e grupimit të tij politik që të nisin procedurën për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Rama përdori sofizma politikë, duke u shprehur se ndihej i keqardhur për këtë vendim, pasi do t’i duhej që të shkëputej nga “miku i vjetër i armëve”. Megjithatë, ai shpjegoi para anëtarësisë socialiste se kishte ardhur koha që “Tirana të drejtohet nga një kryetar, pasi mungesa e gjatë e drejtuesit ka ndikuar negativisht në administrimin e kryeqytetit”.

Në planin politik, vendimi i Ramës mund të lexohet si një “shqetësim i tij për mbarëvajtjen e qytetit” ose edhe si “heqja qafe e Veliajt, njeriut që kishte krijuar një pol të rëndësishëm politik” brenda maxhorancës socialiste.

Në foto: Këshilli Bashkiak i Tiranës

Ndërkohë që opinionet për qëllimin e Edi Ramës janë të ndara, tashmë kërkesa e tij hyn në rrugën kushtetuese. Dhe, aty, Erion Veliaj duket se është i fituar. Gjithnjë, nëse ai do të guxojë që të kundërshtojë vullnetin e Ramës, i cili pritet të firmosë shkarkimin e tij brenda pak ditësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related