Komisioni i Ligjeve i Bashkisë së Tiranës, që ishte planifikuar të mblidhej sot për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, është shtyrë për nesër në orën 10:00.
Gjatë mbledhjes së parashikuar do të diskutohet për futjen në rend dite të çështjes që përfshin shkarkimin, pas mungesës së Veliajt në detyrë për më shumë se tre muaj radhazi.
Veliaj ka bërë kërkesë të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet para Këshillit Bashkiak, duke argumentuar se mungesa e tij nuk ka qenë me vullnet të tij, por për shkak të masës së sigurisë “arrest në burg”, dhe se çdo vendim duhet të kalojë përmes Gjykatës Kushtetuese nëse ai e kundërshton atë.
