Shkaktoi mbi 277 mln lekë dëm, GJKKO shtyn vendimin për Rexhë Byberin

Data

Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun socialist të Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja.

GJKKO do të marrë vendimin nëse do të pranojë kërkesën e SPAK dhe çështja do të dërgohet për gjykim, apo mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Avokatët e Byberit dhe Kërrnajës kanë pretenduar gjatë seancës së sotme se hetimet janë të paplota dhe kanë kërkuar që dosja të kthehet për hetime shtesë, duke theksuar se, sipas materialeve të dorëzuara në gjykatë, nuk ka prova për një vepër penale.

Vendimi pritet të merret në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 15 prill, në orën 11:00.

Të dy ata janë marrë të pandehur nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, (më shumë se një herë), të kryer në bashkëpunim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related