Sherr në një lokal në Shëngjin, plagoset me armë zjarri menaxheri; autori në kërkim

Data

Një konflikt i nisur brenda ambienteve të një lokali në zonën e Kunes, në Shëngjin, ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e menaxherit të biznesit.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes një grupi të rinjsh dhe menaxherit të lokalit, Kristian Gjoni, rreth 30 vjeç. Fillimisht palët janë përfshirë në një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në konfrontim fizik.

Gjatë konfliktit, njëri prej të rinjve dyshohet se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të menaxherit, duke e plagosur në këmbë. Pas ngjarjes, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar personin e dyshuar si autor të të shtënave dhe ka nisur një operacion për kapjen e tij. Në vendngjarje janë sekuestruar prova materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

Hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related