Kreu i SPAK, i njohur si shërbëtor i regjimit politik të Edi Ramës është paraqitur ditën e sotme për të raportuar në Parlament për punën e isntitucionit që drejton, por Dumani ashtu si për herë, në mungesë të bilancit të punës së tij, vijon të kërkojë me këmbëngulje nga Rama që t’i sigurojë punë pasi të mbarojë mandatin në SPAK.
Vonesa e Ramës për t’i dhënë një përgjigje ka bërë që kreu i SPAK të përsërisë në vazhdimësi këtë gjë.
Kërkesa e Dumanit është e kuptueshme, pasi ai është i vetëdijshëm për keqpërdorimin që po i bën funksionit publik për interesa të Ramës, ai e di që një ditë do të përgjigjet për gjithë shkeljet e ligjit dhe Kushtetusë dhe ndaj kërkon mbrojtje e garanci pikërisht nga njeriu që po e përdor
Duke i njohur Ramës vetinë e përdorimit dhe hedhjes tutje si limona të shtrydhur, Dumani është gjithë kohën në panik për fatin e tij, gjë që e ka shfaqur edhe sot.
Edhe në seancën e sotmë Altin Dumani ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike, pra, nga shërbëtorët e tjerë të Ramës në qeveri e administratë publike, si një nga problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme.
Dumani tha se një pikë tjetër është mungesa e hetuesve të BKH dhe numri i lartë i rasteve të mbartura.
“Masa arrest me burg që kemi kërkuar ne janë vetëm 29 përqind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.
Shqetësimet tona:
Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit,
Mungesa e këshilltarëve ligjor
Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.
Mungese referimeve nga insitucioneve publike
Shtimi i hetuesve të BKH
Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,
Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja
Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai.
Më tej gjatë fjalës së tij, Dumani tha se nga masat e sigurisë që SPAK ka kërkuar përgjatë një viti, ajo e arrestit me burg zë 49% të rasteve.
Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot për të qenë realist, ndër më të fuqishmit në botë dhe një nivel të sofistikuar subjektesh, masa e arrestit në burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Aktualisht, numri total i të paraburgosuve nëpër institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga SPAK zënë vetëm 8.5% në raport me numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në Shqipëri.
