Shembje ndërtesash në Stamboll, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Data

Dy ndërtesa janë shembur në Stamboll, në zonën Fatih, duke ngritur alarmin për një ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.

Sipas mediave turke dhe autoriteteve lokale, dyshohet se shembja është shkaktuar nga një shpërthim gazi natyror, i cili ka dëmtuar strukturat e ndërtesave, duke çuar në rrëzimin e tyre.

Nga informacionet paraprake:

  • 5 persona besohet se kanë mbetur nën rrënoja
  • 3 prej tyre janë nxjerrë dhe dërguar në spital
  • 2 persona ende rezultojnë të bllokuar

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të shumta të emergjencës, përfshirë zjarrfikës, ambulanca dhe forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat po punojnë intensivisht për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja.

Prefektura e Stamboll konfirmoi se shpërthimi ndodhi rreth mesditës dhe se ndërtesat e shembura ishin të vjetra, një faktor që po hetohet si pjesë e shkaqeve të incidentit.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shpëtuar personat e mbetur dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related