Një automjet ka shpërthyer në flakë në daljen e Tiranës, pranë rrethrrotullimit të Saukut, pasditen e sotme.
Nga pamjet e siguruara, makina është shkrumbuar plotësisht. Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po përpiqen të vënë në kontroll flakët.
Aktualisht, shkaku i zjarrit dhe nëse ka pasur persona të lënduar nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.
