Shembje masive dherash në “Sukbull”, bllokohet totalisht aksi Burrel–Rrëshen

Data

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në aksin nacional Burrel–Rrëshen, duke çuar në bllokimin e plotë të qarkullimit.

Mbrëmjen e kaluar, një masiv i madh dheu dhe pemësh është shembur mbi rrugë në vendin e quajtur “Sukbull”, duke mbuluar të gjithë karrexhatën dhe e bërë të pamundur kalimin e automjeteve.

Si pasojë, shumë drejtues mjetesh që po udhëtonin drejt Burrelit apo Rrëshenit janë detyruar të kthehen mbrapsht, pasi aksi rezulton i pakalueshëm.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related