Pas dëmtimit në Dragostunjë, një tjetër urë hekurudhore në linjën Elbasan–Librazhd është shembur pothuajse totalisht pranë Murrashit.
Struktura rezulton e dëmtuar rëndë, ndërsa terreni përreth ka pësuar çarje dhe rrëshqitje, duke ngritur shqetësime serioze për stabilitetin e zonës.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje dhe transparencë të menjëhershme.
