Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale po zhvillon sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohet nen për nen projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”.
Deputeti Tritan Shehu u shpreh gjatë fjalës së tij se buxheti për shëndetësinë është i pamjaftueshëm, ndërsa theksoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i varfër dhe antisocial. Ai shtoi më tej se pesha kryesore e shpenzimeve bie mbi pagesat direkte të qytetarëve.
“Shëndetësia falas është gënjeshtra më e madhe që mund të thuhet. Shëndetësia kushton shumë. Në vendet e zhvilluara sistemi shëndetësor është i pari në GDP, në shpenzimet e tij. Jemi në një situatë të tillë varfërie të sistemit shëndetësor, e cila pasqyrohet në dy drejtime: në mangësitë e sistemit shëndetësor, që lë shumë për të dëshiruar sidomos ai public dhe në rënien e peshës të shpenzimeve për shëndetësinë të qytetaëve.
Sot kemi një sistem shëndetësor thellësisht të varfër dhe antisocial. Sepse një sistem ku pesha kryesore e shpenzimeve bie mbi pagesat direkte të qytetarëve, është tmerrësisht antisociale. Kemi dominim të plotë të pagesave direkt nga xhepi i pacientëve”, tha Shehu.
