SHBA: Pavarësia e drejtësisë thelbësore për marrëdhëniet me Shqipërinë

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka theksuar se pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve, në një kohë kur janë shtuar përplasjet mes qeverisë dhe organeve të reja të drejtësisë.

Reagimi vjen në një klimë të tensionuar politike, pas debatit për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje ligjore që do të shmangnin pezullimin e ministrave në raste hetimi.

Ambasada amerikane deklaroi se nuk komenton çështje konkrete në hetim, por theksoi se pavarësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Mesazhi është interpretuar si një sinjal i qartë se çdo ndërhyrje që mund të cenojë reformën në drejtësi do të shihej me shqetësim nga Uashingtoni.

Debati u nxit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk arriti një vendim përfundimtar për shkak të barazimit të votave. Pas kësaj, Rama paralajmëroi ndryshime ligjore, duke argumentuar se duhet sqaruar kuadri për pezullimin e zyrtarëve të zgjedhur.

Sipas propozimeve të bëra publike, pritet të synohet kufizimi i mundësisë së pezullimit për disa funksione të larta shtetërore, përfshirë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Zhvillimet po ndiqen me vëmendje të lartë nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të evoluojë debati politik dhe institucional rreth reformës në drejtësi dhe kompetencave të organeve të posaçme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related