“SHBA Nderon Steve Jobs me Monedhë të Veçantë për Inovacionin Amerikan”

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nderojnë themeluesin dhe ish-drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Apple”, Steve Jobs, me një monedhë të veçantë njëdollarëshe.

Monedha do të jetë pjesë e serisë “American Innovation”, e cila prej vitit 2018 përzgjedh personalitete që përfaqësojnë më së miri frymën krijuese amerikane.

Në dizajnin e ri për vitin 2026, Jobs paraqitet i ri në moshë, ulur këmbëkryq përpara një peizazhi tipik kalifornian me kodra të buta dhe lisa. Sipas përshkrimit të bërë nga Thesari Amerikan, qëndrimi dhe shprehja e tij reflektojnë frymëzimin që mori nga natyra për ta kthyer teknologjinë e ndërlikuar në diçka të thjeshtë dhe intuitive.

Steve Jobs përfaqëson shtetin e Kalifornisë, vendlindjen dhe qendrën e kompanisë “Apple”, e cila nën drejtimin e tij u bë një nga kompanitë më të mëdha në botë.

Seria e re e monedhave pritet të dalë në qarkullim gjatë vitit të ardhshëm dhe synon të frymëzojë gjeneratat e reja për të ndjekur rrugën e inovacionit dhe krijimtarisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related