SHBA i dërgon urime presidentit të ri të Rumanisë pas fitores së zgjedhjeve, heshtje totale për Edi Ramën dhe…

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar zyrtarisht presidentin e ri të Rumanisë, Nicusor Dan, pas fitores në balotazhin e 18 majit, ku ai siguroi rreth 54% të votave. Urimi u bë publik nga e ngarkuara me punë e SHBA-së në Rumani përmes një postimi në Twitter. Megjithëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka ambasador aktual në Bukuresht, reagimi erdhi menjëherë pas qartësimit të rezultatit. Ndërkohë, për Shqipërinë dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka një heshtje të plotë nga Uashingtoni. Kjo mospërfshirje ka ngjallur dyshime dhe interpretime të ndryshme në Tiranë, sidomos për shkak të mungesës së urimeve për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Departamenti Amerikan i Shtetit ka pohuar se është në dijeni të akuzave për manipulim dhe intimidim zgjedhor, por pa dhënë qëndrim zyrtar.

Analistët thonë se heshtja mund të jetë një sinjal i ftohjes së marrëdhënieve, ose reflektim i qëndrimit të ri amerikan për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të qeverive të huaja. Por në zgjedhjet e mëparshme, SHBA kishte reaguar brenda 48 orëve. Këtë herë kanë kaluar mbi 14 ditë pa asnjë koment publik. Shqetësimi i opozitës dhe shoqërisë civile për parregullsitë mbetet i hapur, ndërsa sytë janë kthyer nga raporti zyrtar i vëzhguesve amerikanë në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related