Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Pete Hegseth: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vd*kjeprurëse në botë

Data

Pete Hegseth është zyrtarisht Sekretari ri i Mbrojtjes i SHBA-ve.

Menjëherë pasi mori postin ai nuk nguroi të dërgojë një mesazh për planet e lidershipit ushtarak, duke thënë se “Amerika nuk do luftëra”, duke përforcuar deklaratat e fundit të Donald Trump se do t’i japë fund luftës në Ukrainë, por edhe se mund të gjejë një zgjidhje për konfliktet në Lindjen e Mesme.

Pete Hegseth u zotua se Shtetet e Bashkuara do të promovojnë “paqen përmes forcës” nën udhëheqjen e tij në Pentagon.

Në fjalën e tij të shkurtër, Hegseth paraqiti ato që tha se do të jenë parimet që do ta udhëheqin në punën e tij: “Rikthimin e frymës luftarake në gjithçka që bëjmë, rindërtimin e ushtrisë dhe rivendosjen e fuqisë parandaluese”.

“Ne nuk dëshirojmë luftëra, ne duam t’i parandalojmë ato… dhe duam t’u japim fund me përgjegjshmëri. Por nëse do na duhet të luftojmë, do ta bëjmë me forcë të jashtëzakonshme dhe të vendosur do ta shkatërrojmë armikun dhe do t’i rikthejmë djemtë tanë në atdhe”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related