Pavarësisht vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike për të marrë pjesë në seancën e parë parlamentare, opozita ka zgjedhur të nisë këtë seancë me një protestë simbolike. Deputetët e PD-së dolën në foltore me pankarta ku shfaqeshin portrete të ministrave të rinj dhe mesazhe kundër kabinetit të sapoprezantuar nga kryeministri Edi Rama.
Momenti kulmor erdhi kur Sali Berisha u përpoq të merrte fjalën, por dha u ndërpre nga drejtuesi i Kuvendit, Vasil Llajo. Deputetët demokratë u përpoqën të kundërshtojnë këtë vendim duke u afruar pranë foltores — gjë që shkaktoi ndërhyrje të Gardës së Parlamentit.
Kjo protestë shënon tensionet e para të legjislaturës së XI-të, ndërsa opozita akuzon mazhorancën për “pamundësi për të dëgjuar zërin demokratik” dhe mungesë reflektimi ndaj sfidave që qytetarët presin të adresohen. Ajo paralajmëroi se nuk do të heshtë para asaj çka e quan “rrugë të shkelur ligji dhe transparenca”.
