“S’duam të shohim përshkallëzim”- Zëdhënësi i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë: Një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit, gjithnjë e më e vështirë

Data

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare në SHBA, John Kirby u tha gazetarëve se nuk ka “asgjë për të thënë” kur ai u pyet nëse SHBA ishte e informuar për ndonjë operacion në Liban.

“Ajo që mund t’ju them është se ne nuk ishim të përfshirë… në asnjë mënyrë,” tha Kirby gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shton se do të ishte “e vështirë” të përcaktohet se si ngjarjet në Liban do ta ndryshonin luftën më të gjerë dhe tha se një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit është “gjithnjë e më e vështirë”.

“Ne nuk duam të shohim një përshkallëzim, të çfarëdo lloji,” thotë ai, duke shtuar se operacionet shtesë ushtarake nuk ishin mënyra për të zgjidhur krizën.

“Ne besojmë se mënyra më e mirë për të shmangur përshkallëzimin, ose hapjen e një fronti tjetër në Liban, është diplomacia”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related