Aksident në Kolonjë/ Makina përplaset me barrierën e betonit, plagoset çifti i bashkëshortëve

Data

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ë aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të urës së Selenicës në rruga e re.

Mësojhet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat prej betoni anës rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, drejtuesi i automjetit shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I..

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, teksa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related