Sasitë e mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës janë transportuar nga kompania “Kurum” në Portin e…

Data

Prokuroria ka zbuluar se sasitë e mbetjeve që u eksportuan nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës janë transportuar nga kompania Kurum nga Elbasani deri në Portin e Durrësit. Një fakt të tillë e kanë pohuar punonjësit e kompanisë Kurim gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e çështjes, ku kanë theksuar se kompanisë Sokolaj i kanë shitur oksidit hekuri. Sipas VNA, për këtë arsye kompanisë i është kërkuar nga hetuesit tu vënë në dispozicion targat e automjeteve me të cilët është bërë transporti, me qëllim që të konfirmohet nëse kanë patur leje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Pra në këtë mes, e para që rrezikon ta pësojë është ministrja Mirela Kumbaro, pasi do të mund të shihet përgjegjësia institucionale, nëse kanë monitoruar konform rregullave transportin e ngarkesës apo ka shkelje ligjore. 102 kontejnerët u eksportuan nga Shqipëria drejt Tajlandës pa marrë miratimin e shtetit pritës. Ngarkesa është nisur në rrugën e kthimit dhe pritet të mbërrijë në Portin e Durrësit në fund të shtatorit. Prokurorët do të urdhërojnë kryerjen e aktekspertimit për të përcaktuar llojin e mbetjes që ndodhet në kontejnerëve. Dyshimet janë se brenda tyre ka lëndë të rrezikshme. Kompania Sokolaj është nën hetim bashkë me atë Kurum dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria ka marrë në pyetje Gjovana Sokolaj, pronaren e kompanisë.

Skandali

Nëse vërtetohet se në transportin e mbetjeve ka duar dhe shteti, përgjegjës për këtë aferë përveç Kumbaros është dhe ministrja e Transporteve, Belinda Balluku dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili gjatë kohës kur ka ndodhur skandalin ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Portit të Durrësit. Shqipëria është anëtare e konventës ndërkombëtare të Baselit për mjedisin, ku nën rregullat e rrepta të sigurisë specifikohet mënyra se vendi ynë mund të eksportojë mbetjet toksike. Për të transportuar këto mbetje drejt vendeve të tjera, Shqipëria duhet të ketë një leje paraprake nga vendi destinacion si Tajlanda, por edhe nga vendet tranzit ku do të kalojë produkti. Në leje specifikohen informacionet mbi llojin dhe sasinë e mbetjeve, si dhe destinacioni dhe mënyra e përpunimit ose asgjësimit të tyre. Skandali me eksportin e mbetjeve nuk ka nxjerrë në skenë jo vetëm kompaninë turke, por ka ngritur një problem serioz se ku shkojnë këto mbetje toksike. Eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti shprehet se: “Toka sot në Elbasan është e ndotur me këto dhe është një gjendje alarmante, që duhet të shqetësojnë qeverinë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit, që të gjejnë mënyrën ti ç’helmitizojnë këto…Nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare dhe kjo është për të ardhur keq”.

Sipas tij, mungon monitorimi për këto kompani, që operojnë në qytetin e Elbasanit nga strukturat shtetërore, duke favorizuar subjektet që prodhojnë mbetje toksike. “Agjencia Rajonale rri në Berat, e hoqën nga Elbasani. Pse e hoqën? Kjo vjen erë korrupsioni i gjallë, ajo duhet të rrijë këtu, ajo duhet të dijë çfarë prodhon Kurumi edhe gjithë të tjerët, sepse informacioni që ne e kemi miratuar konventën e Aarhusit, nuk është i privuar nga dituria, duhet të dijë se çfarë prodhon KURUMI, të mirë edhe të keqe dhe gjithë këta të tjerët…Duhet ta dijë shteti se çfarë prodhon ai, të mirën edhe të keqen dhe duhet të dijë shteti ku i çon ato…” Prej gati 15 vitesh, KURUM ka vendosur një sistem filtrash për të mbledhur mbetjet e hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut te uzina e Ish-Kombinatit Metalurgjik.

Të dhënat

Të dhënat e siguruara për periudhën 2020-2023 evidentojnë se janë prodhuar 11 391 ton mbetje të rrezikshme nga oxhaku i uzinave, ku për vitin 2020 dhe 2022 nuk janë prodhuar këto mbetje. Nga dokumentet e siguruara nga burime konfidenciale, një pjesë të mbetjeve nga filtrat e oxhaqeve “KURUM” ia shet kompanisë “ALLIANCE RESOURCE”, e cila është në pronësi të Mbarime Koçit dhe shtetasit kinez nga Guangxi e Kinës, Ëen Ming. Për “Vetting”, punonjësi i “ALLIANCE RESOURCE”, Erdest Nushi deklaroi se për vitin 2024, kanë marrë 2500 ton mbetje të rrezikshme për t’i përpunuar. Nushi deklaroi se kanë marrë të njëjtin produkt edhe në vitin 2021 në të njëjtën sasi. Të paktën për 5 vitet e fundit është e paqartë se nga kanë shkuar këto mbetje të rrezikshme, kur kompania e vetme që mund t’i përpunojë në Shqipëri ka kapacitete që nuk mbulojnë dot produktet e KURUM INTERNATIONAL. Në nëntor të vitit të kaluar, pika e skrapit të fabrikës “Kurum” në Elbasan u pushtua nga zjarri, për të cilin u deshën tre ditë që të shuhej. Sipas burimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbetjet e skrapit nuk ishin ndarë sipas rregullave nga mbetjet e tjera.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related