Sanksionet amerikane, Dodik vazhdon sulmet ndaj SHBA: Kërkojnë të na izolojnë

Data

Kryetari i SNSD-së Milorad Dodik tha se institucionet e Republikës Srpska funksionojnë pa probleme, por se përballen me sfida që janë rezultat i veprimeve të SHBA-së dhe përfaqësuesve të saj në Bosnje dhe Hercegovinë.“Ka një aktivitet të organizuar, të paparalajmëruar të SHBA-së, me synimin për të penguar punën e institucioneve, të gjitha me qëllimin për të treguar se Republika Srpska gjoja është në telashe,” u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka, siç shkruan “Sarajevo Times”. Dodik theksoi se RS funksionon pa probleme dhe këtë e mbështet edhe fakti se pensionet do të paguhen edhe para afatit ligjor. Ai vuri në dukje se “përfaqësuesit politikë boshnjakë po përpiqen të privatizojnë institucionet në nivelin e BiH duke publikuar gënjeshtra për RS”. “Është e qartë se amerikanët po përpiqen të izolojnë Republikën Srpska. Ministria e Punëve të Jashtme sot dhe këto ditë ka dërguar një qarkore duke mbrojtur qëndrimin e përfaqësuesit të lartë jolegjitim”, tha Dodik.

Pavarësisht gjithçkaje, thotë Dodik, SNSD funksionon pa probleme dhe u përgjigjet sfidave në kohën e duhur. “Që nga viti 1995, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë në nisma për të mbështetur qytetarët e BiH-së, nga të cilat rreth 638 milionë dollarë përfituan drejtpërdrejt njerëzit që jetojnë në RS”, tha ambasada e SHBA në BiH. “Ne e dimë se ku janë paratë. Qeveria e SHBA e investoi atë në BiH për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët e saj,” njoftuan ata. Ata shtuan se SHBA-ja ka ndihmuar pothuajse të gjitha komunat dhe qytetet në RS dhe se ende po punojnë për këtë. Kujtojmë se së fundmi, pasi Ambasada Amerika ka pyetur ku janë paratë, Dodik i është kundërpërgjigjur me të njëjtën pyetje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related