BIRN: Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

Data

Pika 3 dhe 4 e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ishte një aspekt pak i njohur për më shumë se një dekadë pas miratimit të kushtetutës, deri në vitin 2011, kur deputeti socialist Ilir Beqaj humbi mandatin. Shtimi i numrit të deputetëve që përballen me sikletin e këtij neni gjatë dekadës së fundit sugjeron një transformim të parlamentit në përfaqësi të pasurish, ndërsa kushtetuta gjithsesi vijon të mbetet e prerë në këtë drejtim.

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale.

Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht shumave të parëndësishme, bëjnë që ai të ketë shkelur pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, e cila thotë: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.” Argumenti joligjor i Sinës se ai bën bamirësi me rrogën e deputetit, ka gjasa që nuk hyn shumë në punë në çështjen konkrete.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë hasi për herë të parë në nevojën për marrjen e një vendimi mbi këtë nen në vitin 2011. Në tetor të atij viti, gjykata përzuri deputetin socialist, Ilir Beqaj nga parlamenti pasi kompania nën pronësi maxhoritare të tij, Intech+ pati fituar një tender me vlerë 24 milionë lekë nga Bashkia Durrës, e cila qeverisej në atë kohë nga një kryebashkiak socialist. Akrobaci të ndryshme juridike të avokatëve të deputetit nuk pinë ujë.

Kushtetuta, shënon gjykata në vendimin në fjalë, “ka preferuar të vendosë ndalimin në rang kushtetues dhe ta cilësojë si të papajtueshëm me funksionin e deputetit ushtrimin e aktivitetit fitimprurës prej tij, kur të ardhurat nga ky aktivitet burojnë nga buxheti i shtetit. Ky ndalim është i shprehur qartë dhe pa ekuivok nga kushtetutbërësi, i cili ka patur si qëllim eliminimin e plotë të mundësive për ta konsideruar funksionin e deputetit si një mundësi e mirë për të shtuar burimin e të ardhurave private nëpërmjet pozitës së favorshme që ka ai si anëtar i organit më të lartë përfaqësues.”

Gjykata Kushtetuese u përball edhe një herë me një çështje të tillë në vitin 2015, kësaj here me rastin e deputetit tjetër socialist, Koço Kokëdhima. Në këtë rast, çështja ishte me të vërtetë periferike. Kokëdhima ka qenë (dhe vijon të jetë), pronar i një kompanie që ofron akses në internet. Pasi u bë deputet, ai hoqi dorë nga pronësia e kësaj kompanie, por jo para se një kontratë e vetme shërbimi interneti me një ent publik të nënshkruhej. Dikush mund të thotë se përfitimi indirekt i Kokëdhimës nga fakti që një agjenci shtetërore pagoi për atë muaj një shumë minimale prej vetëm 2 mijë lekësh për shërbim interneti, nuk është argument moralisht shumë i fortë sa për të rrëzuar mandatin e deputetit. Por Gjykata Kushtetuese, njësoj si në rastin e Beqajt, vuri në dukje ndalimin e prerë që ka caktuar kushtetuta (dhe nuk duhet të harrojmë se kushtetutën aktuale e kanë miratuar votat e deputetëve socialistë në vitin 1998), për konfliktin e interesit mes deputetit dhe pronës apo parave publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related