Sanchez këmbëngul: 2% e PBB-së për mbrojtje është e mjaftueshme për Spanjën

Data

Sanchez, i cili javën e kaluar kërkoi përjashtimin e Spanjës nga objektivi i ri i NATO-s për të shpenzuar 5% të PBB-së në mbrojtje deri në vitin 2035, u shpreh se Madridin e karakterizon një balancë mes sigurisë dhe mirëqenies sociale.

NATO dhe Spanja fitojnë kur sigurojmë paqen dhe mirëqenien për qytetarët tanë,” tha Sanchez, duke falënderuar aleatët për respektimin e sovranitetit spanjoll.

Në këtë samit, vendet anëtare të NATO-s ranë dakord për një objektiv të ri që kërkon investimin e 5% të PBB-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes gjatë një dekade, ku 3.5% do të shkojnë për shpenzime ushtarake dhe 1.5% për investime në infrastrukturë kritike dhe siguri.

Megjithatë, ky objektiv i ri është sfidues për shumë vende evropiane, përfshirë Spanjën, e cila e sheh si të tepruar rritjen e kërkuar të shpenzimeve ushtarake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related