Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara.
Sipas njoftimeve, Erdoğan e mirëpriti personalisht Trump në Bazën Ajrore Etimesgut, në ceremoninë zyrtare të mbërritjes së delegacionit amerikan.
Pas ceremonisë, dy liderët zhvilluan një bisedë të shkurtër para kamerave, përpara nisjes së axhendës së samitit.
Samiti i NATO-s në Ankara ka mbledhur drejtuesit e vendeve aleate për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë euroatlantike, bashkëpunimin në mbrojtje dhe sfidat aktuale të sigurisë ndërkombëtare.
