Salianji: Rama ka ngritur një pushtet korruptiv, ndërsa Berisha është kthyer në autokrat të opozitës

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me qytetarët në Akademinë e Arteve, ka hedhur kritika të forta si ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, ashtu edhe ndaj drejtimit të opozitës nga Sali Berisha.

Salianji deklaroi se Shqipëria po përballet me pasojat e një qeverisjeje që, sipas tij, ka krijuar një pushtet korruptiv ku vendimmarrja është përqendruar në duart e pak individëve dhe në funksion të interesave të ngushta.

Ai theksoi se vendi po kalon një situatë të vështirë sociale dhe ekonomike, ndërsa fenomeni i largimit të shqiptarëve vazhdon të mbetet një nga problemet më shqetësuese.

“Shqipëria po zbrazet dhe kjo është një tragjedi që duhet të na bëjë të gjithëve përgjegjës, përfshirë edhe ne si përfaqësues të opozitës. Vendimet merren nga pak njerëz dhe për interesa të pak njerëzve të tjerë”, u shpreh Salianji.

Në fjalën e tij, ai kritikoi ashpër edhe gjendjen në sistemin shëndetësor, duke pretenduar se qytetarët përballen me mungesa të ilaçeve për sëmundje të rënda, ndërsa qeveria, sipas tij, po ndjek politika të gabuara në shpërndarjen e fondeve publike.

Salianji e cilësoi situatën politike në vend si një regjim të konsoliduar pushteti dhe bëri thirrje për ndryshim politik, duke theksuar se opozita duhet të rikthehet si alternativë e besueshme për qytetarët.

Deklaratat e tij vijnë vetëm një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku priten diskutime të rëndësishme për të ardhmen dhe riorganizimin e forcës kryesore opozitare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related