Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me demokratët në Himarë, ku ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po drejtohet aktualisht partia në degët lokale.
Gjatë bashkëbisedimit me strukturat drejtuese dhe përfaqësues të PD-së në Himarë, Salianji ka denoncuar praktika që, sipas tij, shkatërrojnë garën e brendshme dhe përjashtojnë anëtarësinë nga vendimmarrja. Ai e cilësoi situatën si një farsë antidemokratike, që dëmton rëndë frymën e partisë dhe besimin e demokratëve.
Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të jetë shembull i epërsisë morale përballë qeverisë, por kjo është e pamundur nëse vetë PD shkel parimet e demokracisë së brendshme. Sipas tij, pilotimi i drejtuesve dhe mbyllja e garave pa pyetur anëtarët e partisë është një praktikë e papranueshme.
“Demokratët janë pronarët e vërtetë të Partisë Demokratike. Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale dhe pa demokraci të brendshme nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve”, u shpreh Salianji.
Ai paralajmëroi se vetëm një PD që dëgjon bazën dhe respekton votën e lirë mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të përballet realisht me qeverinë.