“Nuk e cakton ti opozitën”/ Debat Bardhi–Peleshi për delegacionet jashtë vendit

Data

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me tensione, ku përplasjet nuk janë kufizuar vetëm te reforma territoriale, por janë shtrirë edhe te përfaqësimi i Kuvendit në delegacionet jashtë Shqipërisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se gjatë vizitave zyrtare në Romë dhe Vjenë nuk janë përfshirë përfaqësues të opozitës. Bardhi ka theksuar se opozita nuk mund të përfaqësohet përmes njoftimeve individuale ndaj deputetëve, por vetëm përmes komunikimit zyrtar me grupin parlamentar.

Sipas Bardhit, është detyrim institucional që kryetari i Kuvendit të njoftojë fillimisht grupin parlamentar, ndërsa opozita vendos vetë se kush do ta përfaqësojë në delegacionet ndërkombëtare. “Nuk e cakton ti opozitën”, mësohet të ketë qenë qëndrimi i Bardhit gjatë debatit.

Nga ana e tij, Peleshi ka pretenduar se Partia Demokratike ka qenë e ftuar, por ka refuzuar pjesëmarrjen. Pas diskutimeve, palët kanë rënë dakord që në të ardhmen komunikimi për delegacionet jashtë vendit të bëhet përmes grupeve parlamentare, duke respektuar përfaqësimin politik.

Gjatë mbledhjes janë rikthyer edhe debatet për çështjen e Belinda Ballukut, ku u theksua se ende nuk ka një datë të përcaktuar as nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin nga detyra dhe as nga Kuvendi për kërkesën e SPAK për arrestimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related