Salianji mesazh në Ditën e Europës: PD nuk mund të fitojë me të njëjtin lider prej 36 vitesh, Shqipëria ka nevojë për ndryshim

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka përcjellë një mesazh në kuadër të Dita e Europës, ku ka theksuar rëndësinë e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe nevojës për ndryshim politik në Shqipëri.

Në reagimin e tij publik, Salianji ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se Partia Demokratike nuk mund të përfaqësojë pritshmëritë europiane të shqiptarëve pa një frymë të re dhe pa respektimin e normave demokratike brenda partisë.

“Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se demokracia është mekanizmi që mundëson ndryshimin dhe rotacionin politik, ndërsa paralajmëroi kundër tendencave për centralizim dhe mbyllje të hapësirave demokratike.

Salianji shtoi se Shqipëria ka nevojë për një brez të ri politik që beson te vlerat europiane dhe synon t’i kthejë ato në realitet.

“Ndryshimi nuk është vetëm një nevojë. Është një detyrim europian”, deklaroi ai në fund të reagimit të tij për Ditën e Europës.

Deklarata e Salianjit vjen në një moment tensionesh dhe debatesh të brendshme në Partinë Demokratike, pas protestave dhe zhvillimeve të fundit politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related