Sali Berisha reagon pas episodit me Klevis Balliu: u filmua duke përdorur ChatGPT për fjalimin në Kuvend

Data

Një episod i pazakontë në seancën plenare ka sjellë reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u ka bërë thirrje strukturave të partisë që të përdorin sa më shumë inteligjencën artificiale në aktivitetin e tyre.

Reagimi i tij vjen pasi deputeti demokrat Klevis Balliu u filmua duke përdorur ChatGPT për të përgatitur fjalimin që do të mbante në foltoren e Kuvendit. Edhe pse tentoi të mbulonte ekranin e laptopit, momenti u kap nga kamerat.

Gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Berisha e komentoi situatën duke e parë si një shembull të dobishëm të përdorimit të teknologjisë, ndërsa u bëri thirrje të pranishmëve që të instalojnë aplikacionet e inteligjencës artificiale në pajisjet e tyre.

“Duhet të shkarkoni të gjitha AI. T’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë,” u shpreh ai.

Berisha theksoi se përdorimi i këtyre mjeteve mund të ndihmojë në komunikimin publik dhe në shpërndarjen e informacionit, duke përmendur edhe rëndësinë e rrjeteve sociale si një hapësirë ku opozita mund të ketë ndikim më të madh.

Ai shtoi se përmes përmbajtjeve të publikuara online, opozita mund të rrisë audiencën dhe ndikimin, duke e konsideruar këtë një mundësi për të balancuar dominimin e mediave tradicionale.

Deklaratat e tij tregojnë një qasje të re ndaj përdorimit të teknologjisë në politikë, ku inteligjenca artificiale po shihet gjithnjë e më shumë si një mjet për komunikim dhe organizim politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related