Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka theksuar dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se qeveria teknike është hapi i fundit nga fitorja e opozitës. “Në këtë betejë mbetet vetëm një hap i fundit nga fitorja jonë, qeveria teknike. Sepse në zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk shkohet me Lukashenkon e Ballkanit. Me Maduron e Europës.
Prandaj dhe njëherë, nga sot e tutje: sulm, sulm dhe vetëm sulm. Qeveri teknike. Fitore! T’i tregojmë narkoshtetit forcën e vërtetë të vlerave të demokracisë që mbron PD. Të sjellim qeverinë teknike dhe pastaj të matemi në zgjedhje të lira, të ndershme se me kë janë shqiptarët. Me krimin, drogën dhe dhunën apo me dinjitetin, lirin, familjen, demokracinë dhe kombit”, deklaroi Berisha.
