Sali Berisha paraqitet në SPAK për dosjen “Partizani”, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri po hetohet në kuadër të dosjes së njohur si “Partizani”, ku përballet me akuza për korrupsion. Në të njëjtën çështje janë përfshirë edhe persona të tjerë të afërt dhe bashkëpunëtorë të tij.

Konkretisht, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion dhe përfshirje në veprime të paligjshme që lidhen me pastrimin e parave. Ndërkohë, për Xhimi Begejën, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustinën, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për pjesëmarrje në skema të pastrimit të parave.

Paraqitja e Berishës në SPAK është pjesë e detyrimit ligjor që ai duhet të zbatojë periodikisht, sipas masës së sigurisë të vendosur nga gjykata, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related