Ish-kryeministri Sali Berisha në mesin e presidencës së parë të Donald Trump nuk mundet të lëvizte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë fakt ai e ka pranuar vetë me gojën e tij publikisht në vitin 2021. I ftuar në “Zonë e lirë”, Berishës iu paraqit videoja ku Rama dëgjohej ta pyeste në vitin 2019 nëse e kalonte Oqeanin. Në atë periudhë ishte Trump në pushtet. Vetë Berisha tha se realisht në atë kohë nuk kishte dijeni për planet apo faktin se do të shpallej non-grata nga SHBA-të. Por, ai shtoi se më vonë është interesuar dhe ka konfirmuar lajmin se “non grata” e tij ishte vendosur që më parë me arsyetimin se akuzohej se kishte bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane, konkretisht kishte dalë kundër planit të ndryshimit të kufijve të Kosovës. “Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush.
Por kur interesova kam marrë vesh se isha future në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane. Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thaçit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA. Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim”, tha Berisha.
