Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes Jorida Tabaku, e cila bëri thirrje që Ervin Salianji të jetë pjesë e debatit të brendshëm në parti.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Tabaku ka dhënë një opinion personal, ndërsa theksoi se sipas tij, Salianji është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike.
“Shkelje e statutit”
Sipas Berishës, vendimi lidhet me veprime që ai i konsideron shkelje të rënda të statutit të partisë. Ai shtoi se, megjithatë, pas daljes së Salianjit nga burgu, ai ishte përfshirë në strukturat drejtuese si një formë respekti, por më pas, sipas tij, nuk rezultoi i denjë për të vijuar.
Qëndrim i prerë i PD
Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk toleron bashkëpunim me elementë që cenojnë parimet e saj.
“Nuk ka bashkëpunim me krimin, nuk e falim”, u shpreh ai, duke nënvizuar një vijë të fortë ndarëse brenda partisë.
