Sali Berisha drejt burgut, ish-kryeministri i hap Argitës derën për të marrë kreun e PD, kërcënime dhe shantazhe…

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha po përballet me një situatë të tensionuar, duke u afruar gjithnjë e më shumë me rrezikun e burgut për shkak të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me akuzat për korrupsion sa i takon aferës “Partizani”. Ndërsa situata ligjore për të përkeqësohet, Berisha ka hapur derën për vajzën e tij, Argitën, duke e konsideruar si një mundësi për të marrë kreun e Partisë Demokratike. Megjithatë, kërcënimet dhe shantazhet janë bërë një pjesë përbërëse e strategjisë së tij, duke e shtrirë edhe ndaj gazetarëve që zbardhin skandalet korruptive. Këto veprime synojnë të intimidon opinionin publik dhe të frenojnë hetimet, duke u bërë një faktor shtesë tensioni në skenën politike, çka Berisha e sheh si strategji.

Madje ish-kryeministri i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, kërcënimet ndaj gazetarëve që i zbardhin skandalet korruptive i artikuloi edhe dje, ndërkohë që të njëjtën gjuhë shantazhuese ndaj njerëzve të medias, e bëri dje edhe vajza e tij, Argita Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe vajza e tij, dolën dje në mbrëmje në televizioneve të ndryshme, ku në thelb retorika e tyre ishte sulmi ndaj gazetarëve dhe prokurorëve specialë që po i hetojnë, si dhe alibi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 do t’i humbë opozita, pasi sipas tyre, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste do t’i vjedhin, duke marrë rrëmbyer kështu mandatin e katërt qeverisës.

Katapultimi i Argitës në PD

Konkretisht ish-kryeministri Sali Berisha i ka lënë të hapur derën vajzës së tij të marrë kreun e PD. Ndonëse në “arrest shtëpie”, Berisha ka dhënë një intervistë te emisioni “Opinion” në “Klan Tv”. Kur u pyet, nëse vajza e tij Argita Malltezi do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike, ai u shpreh se kjo është një çështje personale e Argita Berishës, dhe jo e Sali Berishës. “Kjo është një çështje krejtësisht personale  e Argita Berishës dhe jo e Sali Berishës”, deklaroi ai dje në mbrëmje. Ndërkohë vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se nëse kandidon për deputete, do t’i nënshtrohet garës së primareve. Malltezi theksoi se nuk do të kandidonte në të njëjtën listë ku ndodhet emri i babait të saj, Sali Berishës. Ajo u shpreh se do të kandidonte vetëm nëse do të ketë një skenar për të ndaluar Berishën që të garojë për deputet.

“Unë do të kandidoj për deputete vetëm nëse ka një skenar për të ndaluar Sali Berishën që të kandidojë për deputet. Vetëm në këto kushte unë do të mendoj kandidimin, pasi nuk e kam si çështjes primare. Fakti që Sali Berisha mbahet në një masë kaq të gjatë arresti tregon se ka një skenar për të mos e lejuar që të kandidojë. Nuk ka ndodhur kurrë që të vendoset një masë arresti pa u pyetur më parë personi që po hetohet”, deklaroi Malltezi për emisionin “Open” në televizionin “Neës 24”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related