Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të 24 qershorit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për çështjen e njohur si video-skandali në ambientet e Bashkisë Kukës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit me 3 vite.
Në maj 2025, ai u lirua nga qelia për arsye shëndetësore dhe po e vuan pjesën e mbetur të dënimit në masën “arrest në shtëpi”, pasi kishte qëndruar 23 muaj në burg.
