Vizita e kryeministrit Rama në Nju Jork dhe shpenzimet për mbledhjen e shqiptarëve atje do të jenë pjesë e denoncimeve të Partisë Demokratike.
Kjo u bë e ditur nga Belind Këlliçi, sipas të cilit aktiviteti i djeshëm ka kushtuar 300 mijë dollarë për të cilat duhet të bëhet transparencë.
I ftuar në A2 CNN, Këlliç theksoi se shfaqja në ekranet e mëdha në Times Square kushton 150 dollarë për 15 sekonda.
“Do të flas për vizitën e Ramës në Nju jork Në këto screen-et e mëdha në Times Square është 150 dollarë pesëmbëdhjetë sekonda shfaqja e reklamës që ka bërë Edi Rama dhe do të duhet të bëhet transparencë. Me orë të tëra që janë dhënë reklama se sa kanë kushtuar? Do të duhet që kryeministri të deklarojë kush ia ka dhuruar, nëse ia kanë dhuruar apo nëse i ka blerë?
Ato karrige që kanë marrë pjesë në Medicon Square Garden, ku është ulur në ndeshjen e NBA-it, që kushtojnë të paktën shtatë mijë dollarë. Nëse i ka dhuratë, e ka detyrim ligjor ta deklarojë nga kush i ka marrë dhuratë. Nëse i ka blerë e ka detyrim ligjor, ta deklarojë si shpenzim të tijin. Do të duhet patjetër të deklarohen detajet financiare të mbledhjes në Gotham hall në Broadëay, që kushton të paktën treqind dollarë personi për t’i çuar aty”, tha Këlliçi.
