Rruga “Elbasan-Qafë Thanë” ndan në mes fshatin Hotolisht, banorët kërkojnë zgjidhje

Data

Pak minuta nga qyteti i Librazhdit, në fshatin Hotolisht, punimet për zgjerimin e rrugës “Elbasan-Qafë Thanë” janë pritur me hezitim dhe frikë. Projekti, prej 50.12 kilometrash do të kalojë përmes fshatit, duke shkatërruar shtëpitë dhe pronat e tyre bujqësore.

“Me sa jemi në dijeni preken 35 familje. Është një kontribut i të gjithë jetës sonë. Plus kësaj edhe një shkatërrim total i fshatit Hotolisht si qendër administrative, por edhe qendër e grumbulluar, e mbledhur, me aktivitete, me gjimnaz, me spital. Në rast se bëhet kjo, do të thotë se shkatërrohet fshati komplet. Ikën spitali, ikën gjimnazi, ikin bizneset private, shkatërrohen komplet”, – shprehet Kujtim Nogu, banor i zonës.

Kujtim Nogu, banor

Banorët rrëfejnë për “Citizens” se nuk janë kundër këtij investimi të rëndësishëm, por kërkojnë një tjetër zgjidhje me qëllim që të mos prekë banesat e tyre dhe të ndajë në mes ndërveprimin e tyre komunitar.

“Nuk jemi kurrë që mos të kalojë rruga, rruga le të bëhet, sepse rruga është për interes madhor, qoftë të Shqipërisë, qoftë të botës. Kjo rrugë, sipas asaj që dëgjojmë ne, se ne informacion zyrtar nuk kemi, prek lagjen dhe ndan lagjen përgjysmë. Kudo që ti bjerë këtu do të jetë një shkatërrim i lagjes. Do të shkatërrojë disa familje, por do të shkatërrojë edhe infrastrukturën se kjo është lagje e kompletuar me të gjitha parametrat që kemi sot”, – deklaron Haki Hila.

Haki Hila, banor

Sipas banorëve, nuk ka pasur asnjë dëgjesë publike të zhvilluar me ta, ndërsa informacionin se rruga do të kalojë në lagjen e tyre të banimit e kanë kuptuar nga punonjësit që kanë zbritur në terren për të bërë piketimet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related