Rruga e ngrirë/ Radhë kilometrike makinash në hyrje të Korçës

Data

Një situatë e pazakontë dhe problematike është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Korçës, ku janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Sipas informacioneve nga terreni, bllokimi ka ndodhur në segmentin rrugor ku po kryhen punime, pas zonës së Mirakës. Temperaturat shumë të ulëta gjatë natës kanë bërë që rruga të ngrijë, duke e kthyer atë në një zonë tejet të rrezikshme për qarkullimin.

Mjetet kanë rrëshqitur njëra pas tjetrës, çka ka sjellë bllokim të plotë të lëvizjes dhe vonesa të shumta për drejtuesit e automjeteve.

Deri në këto momente nuk raportohet për ndërhyrje nga pushteti lokal apo ai qendror për hedhjen e kripës apo stabilizimin e situatës, ndërsa drejtuesit e mjeteve bëjnë thirrje për reagim të menjëhershëm për të shmangur aksidente të mundshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related