Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për pagat dhe përfitimet shtesë të 140 deputetëve, duke ngritur sërish debatin për kostot e larta të mbajtjes së klasës politike në një vend që përballet me sfida ekonomike të mëdha.
Pagat mujore bazë të deputetëve, pas rritjes së vitit 2023, kapin vlerën e 310,000 lekëve (rreth 3,100 euro), por kjo është vetëm një pjesë e shpenzimeve. Deputetët përfitojnë gjithashtu rreth 1,500 euro shtesë çdo muaj për dieta, karburant, qira dhe shpenzime telefonike – duke e çuar koston mujore për një deputet nga 3,600 deri në mbi 4,000 euro, në varësi të deklarimeve individuale.
Ku shpenzojnë më shumë deputetët?
- Karburanti: 30,000–40,000 lekë në muaj (300–400 euro)
- Telefonia: Deri në 200 euro për disa deputetë, sidomos kryetarët e komisioneve
- Dietat për udhëtime brenda vendit: Deri në 150,000 lekë (1,500 euro) në muaj
- Qiraja: 21 deputetë përfitojnë 35,000 lekë në muaj për banesa në Tiranë
Kjo skemë përfitimesh përfshin edhe emra konkretë. Deputete si Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Jorida Tabaku, Ina Zhupa dhe Zheni Gjergji raportojnë shpenzime të rregullta për telefoninë dhe dieta, për shkak të angazhimeve në komisione dhe aktivitete ndërkombëtare.
