Rriten tensionet në Azi, trupat e Indisë afrohen drejt kufijve të Kinës, ja pse po përplasen dy shtetet e fuqishme

Data

Tensionet po rriten sërish në qiell mes Indisë dhe Kinës pas disa muajsh qetësie. Objekti i mosmarrëveshjes është sovraniteti i Arunachal Pradesh, një shtet i kontrolluar nga Nju Delhi, por i pretenduar nga Pekini. Gjithçka filloi pas lajmeve në lidhje me forcimin e pranisë ushtarake indiane në disa zona kufitare mes dy vendeve, por mbi të gjitha pasi kryeministri indian Narendra Modi përuroi tunelin e Selës, i cili shkon në pothuajse 4000 metra, më 9 mars, pikërisht në Arunachal Pradesh. Pas vizitës së sipërpërmendur të Modit, një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, Zhang Xiaogang, deklaroi se zona e Zangnanit është territori i Kinës dhe Kina nuk do ta njohë kurrë dhe kundërshton krijimin e paligjshëm të Indisë. Zhang e quajti situatën aktuale në kufi “përgjithësisht të qëndrueshme” , duke shtuar se palët “ruajnë komunikim efektiv përmes kanaleve diplomatike dhe ushtarake për zgjidhjen në terren të çështjeve kufitar.” Megjithatë, ai paralajmëroi se veprime të tilla si vizita e Modit “janë në kundërshtim me përpjekjet e bëra nga të dyja palët për të zbutur situatën kufitare dhe nuk janë të favorshme për ruajtjen e paqes dhe qetësisë” dhe i kërkoi palës tjetër të shmangë iniciativat që mund të komplikojnë situatën. Përgjigja e Delhit ishin të shpejta, duke akuzuar Dragoin për ” pretendime absurde. Krahas kësaj, Kina dhe India janë përfshirë gjithashtu në një përplasje për Oqeanin Indian. Javët e fundit, veçanërisht, Pekini ka intensifikuar përpjekjet për të thelluar lidhjet e sigurisë me vendet e vendosura atje, duke nënshkruar një marrëveshje të re sigurie me Maldivet dhe duke dërguar një delegacion ushtarak në tre shtete të rajonit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related