Rrënojat e një fortifikimi zbulohen në fshatin Rreja e Velës, specialistët e IKTK do të vijojnë me dokumentimin

Data

Rrënojat e një fortifikimi u zbuluan në fshatin Rreja e Velës, por do të vijojë dhe dokumentimi i tyre. Një verifikim në terren u realizua nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, pas një njoftimi për gjetje rastësore nga një banor i zonës. Vendgjetja ndodhet në Kodra e Qytezës, 10 km larg Rubikut, në një lartësi prej 475 m. IKTK shprehet se në majën e kodrës u identifikuan rrënojat e një fortifikimi, me pllaja të vogla të rrethuara nga shpate të thikta në lindje, jug dhe veri, ndërsa ana perëndimore ka një terren më të butë.

“Në veriperëndim ndodhen rrënojat e një kulle rrethore, ndërsa në jugperëndim vërehet një linjë muri i rrënuar. Fortifikimi mendohet të ketë pasur funksion mbrojtës ose shërbente si pikë vëzhgimi për kontrollin e territorit”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK). Ky institut bën me dije se do të vijojë proceset e dokumentimit, studimit dhe konservimit të këtij fortifikimi në fazat e ardhshme. “Gjithashtu, do të realizohet një vëzhgim sipërfaqësor arkeologjik për të kuptuar lidhjet e fortifikimit me territorin përreth”, shprehet Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Verifikimi që u bë në terren këtë kohë në fshatin Rreja e Velës nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vjen në vijim të punës me trashëgiminë kulturore.

IKTK u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related