“Rrëmbim me uniformë shteti!” – Skandali tronditës në AKSHI, Lala: Gerond Meçe u mor peng nga persona me logo të BKH, në SPAK i nxorën VIDEON

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje tronditëse nga hetimet e SPAK mbi skandalin e rëndë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), të cilin e cilëson si një nga aferat më të rënda të viteve të fundit, me pasoja që pritet të dalin në pah në vijim.

Sipas Lalës, hetimet kanë zbuluar se biznesmeni Gerond Meçe është rrëmbyer poshtë banesës së tij, nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në një skenar që ngre dyshime të rënda për përdorim kriminal të simboleve shtetërore.

Rrëmbim, shantazh dhe presion për tenderët

Lala deklaroi se dyshohet që Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kompani të të cilëve kanë përfituar shumicën dërrmuese të tenderëve të AKSHI-t, kanë urdhëruar rrëmbimin e Meçes, për ta detyruar të tërhiqej nga procedurat ankimore.

“Gerond Meçe është marrë peng poshtë banesës nga persona me uniforma policie dhe logo të BKH. Është mbajtur nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan”, tha Lala.

Sipas gazetares, gjatë rrëmbimit:

  • Meçe është kërcënuar dhe shantazhuar,
  • është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa tenderë,
  • është ndërhyrë në sistemin e-albania,
  • dhe pasi “operacioni” është konsideruar i përfunduar, ai është lënë i lirë në një zonë të thellë të Elbasanit.

Në SPAK u përball me VIDEON e rrëmbimit

Një nga detajet më tronditëse të zbuluara nga Lala është fakti se Gerond Meçe fillimisht ka refuzuar të flasë për rrëmbimin gjatë marrjes në pyetje në SPAK.

Por gjithçka ka ndryshuar kur:

  • prokurorët i kanë treguar pamjet filmike të rrëmbimit,
  • duke e vënë përballë provave konkrete.

“Ai refuzoi të fliste, por kur i treguan videon dhe u vu para faktit, tregoi momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, sqaroi Lala.

Frikë për jetën, familjarët kërkuan azil

Sipas gazetares, Meçe nuk e ka denoncuar publikisht ngjarjen për shkak të frikës për jetën e tij dhe të familjes.

“Kur je përballë bandave kriminale, rrezikohet jeta. Familjarët e tij kanë kërkuar azil jashtë vendit”, tha Lala.

Ajo theksoi se rrëmbyesit ende nuk janë identifikuar zyrtarisht, dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për efektivë realë apo persona që kanë përdorur uniforma dhe simbole shtetërore për të kryer aktin kriminal.

Një skandal që sapo ka nisur

Klodiana Lala paralajmëroi se pasojat e skandalit të AKSHI-t ende nuk janë shfaqur plotësisht, ndërsa hetimet e SPAK po thellohen dhe mund të çojnë drejt emrave të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

“Ky është një nga skandalet më të rënda që ka ndodhur. Pasojat do të ndihen më vonë”, përfundoi ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related