Rivlerësimi i pronës pa penalitete/ Ulje tatimi 5% dhe afatet për pagesën, Ekspertët: Hap drejt formalizimit të tregut

Data

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë një faqe të re përmes rivlerësimit të pronave me një tatim të reduktuar në 5%, nga 15% që aplikohej më parë.

Rivlerësimi pritet të nisë në janar të 2026-ës dhe zgjat deri në shtator. Ekonomistët vënë në dukje se ky hap është shumë më tepër sesa një manovër fiskale, ai mund të jetë një mjet për të forcuar kulturën tatimore dhe besimin në institucionet publike. Ata mendojnë se ky rivlerësim do të ketë ndikim të menjëhershëm në tregun e pasurive të paluajtshme. Do të nxisë më shumë shitje të ligjshme, do të ulë transaksionet “nën dorë”, do të rrisë të ardhurat nga tatimi, por edhe do të çlirojë një pjesë të madhe të pasurisë së qytetarëve — që aktualisht figuron në regjistra me çmime qesharake. Deri tani, çdo qytetar që shiste një apartament, tokë apo godinë, i nënshtrohej një tatimi 15% mbi fitimin kapital — diferencës mes çmimit të shitjes dhe çmimit të regjistruar.

E për të qenë realistë, kjo diferencë ishte zakonisht e madhe, sepse vlerat në regjistra shpesh nuk pasqyronin realitetin e tregut. Ndaj edhe tatimi ishte një barrë e rëndë dhe shpesh një arsye që transaksionet regjistroheshin me shifra fiktive. Por me vendimin e ri, gjithçka ndryshon: vetëm 5% tatim për ata që zgjedhin të rivlerësojnë pronën e tyre gjatë periudhës që do të nisë më 1 janar 2026 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të po atij viti. Kjo ulje e ndjeshme synon jo vetëm të lehtësojë qytetarët, por edhe të formalizojë tregun, të sjellë më shumë besim në proceset e blerjes e shitjes, dhe të rrisë transparencën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related