Rilindasit zënë vendin e parë në botë për ngacmime s*ksuale në vendin e punës, gazetarja zbulon të dhënat e studimit: Përveç Tiranës, ja tre qarqet ku është më i përhapur ky fenomen

Data

Gazetarja Alma Lahe dhe njëherazi pjesë e organizatës “Together for Life”, ka zbuluar të dhënat e studimit për ngacmimet seksuale në vendin e punës.

E ftuar në Open te News24, Lahe u shpreh se fenomeni i ngacmimit seksual në ambientet e punës ekziston dhe është evidentuar si më i shpeshtë në Tiranë, por edhe në Korçë, Lezhë dhe Durrës.

Sipas saj nga anketimi ka dalë se fenomeni është i përhapur në zonat urbane dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës.

“Fenomeni ekziston. Kemi pasur tre fokus grupe ku fenomeni është evidentuar edhe më i lartë, përveç Tiranës që ka fenomenin, por edhe ndjeshmërinë më të lartë. Ka qenë Korça, Lezha dhe Durrësi. Nga anketimi ka dalë se fenomeni është i hapur në zonat dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës. Diferenca mes privatit dhe sektorit publik ka diferencë shumë të ulët për ngacmimet seksuale”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related