Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, është paraqitur mesditën e të hënës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa SPAK nuk ka dhënë detaje se përmes Ermal Hoxha është thirrur për të dëshmuar para oficerëve të BKH-së.
Ermal Hoxha mund të jetë thirrur në lidhje me dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, e rihapur vitin e kaluar nga SPAK, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për vijimin e hetimeve për identifikimin e personit të paidentifikuar të grupit.
Nipi i diktatorit Enver Hoxha ka qenë një prej anëtarëve të bandës së laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.
Sipas Gazment Bardhit, personi i paidentifikuar në grupin e laboratorit të kokainës në Xibrakë dyshohet se është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.
