Rezoluta e PPE/ Bylykbashi: Shprehet shqetësim i thellë për arrestimet politike të liderëve të opozitës

Data

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi i ndodhur në Maltë ku po zhvillon takim asambleja politike e Partive Popullore Europiane (PPE) bën të ditur se, për herë të parë dënohet arrestimi i liderëve opozitarë.

Reagimi i Oerd Bylykbashit:

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar një rezolutë të fuqishme lidhur me situatën aktuale në Shqipëri, e cila pasqyron shqetësime serioze mbi integritetin institucional të vendit. EPP, ndër të tjera, shpreh brengën për korrupsionin endemik dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Partia shpreh gjithashtu shqetësim të thellë për arrestimet dhe kufizimet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës, si dhe për ngushtimin e hapësirës për opozitën brenda parlamentit, duke i minuar mundësitë e saj për të mbajtur një rol kontrollues dhe për përkeqësimin e standardeve zgjedhor

Një tjetër shqetësim i EPP është lidhja e thellë e elitës politike dhe institucioneve ligjzbatuese me krimin e organizuar, që dëmton rëndë shtetin e së drejtës dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

Duke vlerësuar rolin e Partisë Demokratike në përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, EPP ka njoftuar se do të monitorojë nga afër zhvillimet politike dhe institucionale në vend

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related