Një stuhi politike e re duket se do të shkundë skenën shqiptare, ndërsa avokati i njohur, Altin Goxhaj hedh dritë mbi një komplot të fshehtë që po përgatitet kundër elektoratit gri në Shqipëri. Duke akuzuar miliarderin George Soros për shtrirjen e ndikimit të tij jo vetëm te Partia Socialiste, por edhe te partitë e reja, Goxhaj zbardh prapaskena të forta që përfshijnë emra dhe skema të njohura. Sipas tij, kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, jo vetëm që nuk ka bërë transparente financat e partisë së tij, por dyshohet se është një figurë nën kontroll të drejtpërdrejtë të Sorosit. Goxhaj zbulon se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe zoti Lapaj ndajnë burime të njëjta, ndërsa kryetari i vërtetë i partisë së Shqipëria Bëhet, sipas tij, është Andi Dorbushi.
Por a do të mbetet elektorati gri peng i këtyre prapaskenave, apo do të dalë i pavarur nga ndikimet e fshehta? Kjo mbetet një pyetje që kërkon përgjigje. “Kam katër vjet që pres Lapajn, për paratë e tij dhe mbi të gjitha për Sorosin që shpiku partinë e Tikut dhe Tikun vetë për të kontrolluar elektoratin gri. Ditën e parë që Tiku do themelonte partinë e vet tha se do bënte transparente paratë dhe kurrë nuk i bëri. Aty ku i gjen Veliaj i gjen dhe Tiku. Sorosi krijoi dhe Tikun dhe partinë e tij. Andi Dorbushi është kryetari i vërtetë i partisë së Tikut”, deklaroi avokat i njohur, Altin Goxhaj në studion e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.
