Refuzimi i votimit elektronik, reagon Basha: U flak në plehra beteja e demokratëve

Data

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit për të hequr votimin dhe numërimin elektronik, duke e quajtur atë një akt poshtërues ndaj betejës së demokratëve.

Basha thekson se pazarët e fshehta për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore tregojnë se dyshja po mbron pushtetin e njëri-tjetrit dhe se të dyja palët kanë humbur çdo legjitimitet moral e politik.

Ai bën thirrje për ndëshkimin e tyre përmes votës, duke theksuar se Shqipëria meriton një alternativë më të mirë.

Postimi i plotë i Bashës:

Të flakësh në plehra betejën disavjeçare të demokratëve për votim dhe numërim elektronik, është një akt poshtërues, që dëshmon edhe njëherë se Berisha dhe grupimi i tij u shërbejnë vetëm interesave të tyre të vogla dhe meskine.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related