Deputeti i Rithemelimit, Gazment Bardhi i quajti patriotizëm të rremë dhe përpjekje për t’i ikur të vërtetës përmes fjalëve boshe, deklaratat e kryeministrit Rama për emisionin “Report” në “RAI 3”. Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Bardhi theksoi dje se investigimi i Rait ka të bëjë me Ramën dhe mafiozët e tij dhe jo me imazhin e Shqipërisë e shqiptarëve. “Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre. Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falënderues gazetarisë investigative të RAI 3”, shkruan Bardhi.
Reagimi i Ramës për “RAI 3”, Bardhi: Patriotizëm i rremë! I ikën të vërtetës me fjalë boshe
Data
