Eksperti i sigurisë Faik Basha, i ftuar në një studio televizive, teksa ka komentuar për raportimin e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, në Komisionin e Sigurisë u shpreh se ai duhet të kishte bërë aty analizën mbi situatën e sigurisë në vend dhe jo të fliste me nota arrogance.
Sipas tij e keqja e Shqipërisë është fuqizimi i mafias, ku rendi dhe siguria është përtokë dhe s’mund të shkosh në komision dhe të bësh politikë.
“Mund të themi se ministri u soll dje me arrogancë gjatë raportimit në komision. Ministri i brendshëm me gjithë këto problematika del dhe bënë krahasimin me 2013 me policë që atëherë kanë qenë klasë parë dhe sot i kanë struktura, pra i kanë rritur vetë, ka drejtues qarqesh që kanë qenë prej vitesh në strukturat e policisë, pra ka elementë më kryesorë të sigurisë në vend që kanë më shumë se 11 vjet që funksionojnë nën qeverisjen e tyre.
Të dalësh në komision dhe të mos bësh analizë mbi situatën e sigurisë kur ty ta bënë analizën Interpoli dhe mafia. Gjermania kohët e fundit kanë ngritur shqetësimin se s’kanë një bashkëpunim me shtetin amë se nga vijnë bandat, janë rritur kapacitete e mafias dhe kjo si pasojë e mos luftimit të tyre nga vendi i origjinës. këtu duhet të fillojë analiza.
Janë 12 vrasje dhe janë zbuluar 8, por sa ke arrestuar aty. E keqja e Shqipërisë është fuqizimi i mafias. Rendi dhe siguria është përtokë dhe s’mund të shkosh në komision dhe të bësh politikë sepse vjen nga strukturat e rendit dhe sigurisë. Policia nuk ka informacione, nuk gjen dot se kush i ka kryer atentatet që rrezikojnë jetën e qytetarëve.”
Sa i përket garës për krun e policisë së shtetit, Basha tha se u diskutua që priten ndryshime të mëdha pas vendosjes së drejtuesit.
