Rama tha se PD do të marrë po aq mandate sa në 1997, paralajmëron Qafoku: Nëse del parashikimi atëherë…

Data

Analisti Roland Qafoku i ftuar në një program televiziv duke komentuar Asamblenë Kombëtare të PS-së tha se i kishte bërë përshtypje deklarata apo parashikimi i Kryeministrit Edi Rama se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD nuk do të marrë më shumë deputetë se ato të vitit 1997.
Qafoku tha se në zgjedhjet e 1997, PD mori 25 deputetë dhe nëse ky parashikim rezulton i saktë, atëherë do të kemi një varrosje të kësaj politike.

Qafoku tha se zakonisht Kryeministrit i dalin parashikimet.
“Do të ishte një katastrofë jo vetëm për PD-në, por për të gjithë Shqipërinë politike. Ajo që ne shikojmë është se në PD nuk është se ka ndonjë frymë që do të fitojë zgjedhjet, përkundrazi atje ka një problem me votën, drejtuesit më të rëndësishëm nuk janë votuar, por janë vendosur me procedura statutore”, tha Qafoku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related